20:00 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Visar Hoti, kandidati i LDK-së që synon edhe një mandat si deputet

Visar Hoti, do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti do ta mbajë numrin 61 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB.

Ky është postimi i plotë i tij:

#61

Të dashur qytetarë,

Me këtë postim dua t’iu njoftoj, që edhe kësaj radhe do të jem pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë garë po hyj për të mbajtur fjalën e dhënë dhe për të vazhduar me realizimin e premtimeve tjera, që bashkë ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për fëmijët tanë.

Faleminderit për mbështetjen, na priftë e mbara së bashku!

#VisarHoti 61 ✅✌️