75 Mall Live Search
12:03 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Visar Hoti: Me plane konkrete për rininë, kërkoj mbështetjen tuaj

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Visar Hoti, ka thënë se do të ndërmarrë plane konkrete për të rinjtë, shkruan IndeksOnline.

Hoti kërkoi mbështetjen e të rinjëve, duke krijuar plane për ta.

Ai premtoi se do të krijohen mijëra vende të reja pune.

“Pasurisë kryesore të vendit tonë studentëve, ne do të sigurojmë punë praktike me pagesë në bashkëpunim me ndërmarrjet private për t’u integruar më lehtë në punësim.

Për të rinjtë ambiciozë që dëshirojnë të hapin bizneset e tyre ne do t’i mbështesim me grante për start-up.

Talentet e rinj nga secila fushë do t’i përkrahim me bursa, mijëra vende do të krijohen për të rinjtë. Me plane konkrete për rini, sërish kërkoj mbështetjen tuaj, sepse unë e mbaj fjalën”, tha ai./IndeksOnline/