22:53 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Visar Hoti: Nder dhe motiv mbështetja nga anëtarësia e LDK-së

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti, po mbështetet fuqishëm nga anëtarësia e LDK-së.

Hoti ka thënë përgjegjësia është e madhe, por që është i vendosur të punoj që të jetë zë i qytetarëve në Kuvend.

Postimi i plotë:

Është nder i jashtëzakonshëm dhe motiv i madh për mua mbështetja e fuqishme që po marr nga anëtarësia e LDK-së që shtrihet në nëndegët e pjesës së qytetit ku unë jetoj.

Sigurisht që edhe përgjegjësia është e madhe, mirëpo jam i vendosur që të punoj fort që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.

Do të jemi gjithmonë bashkë

#LDK134
#VisarHoti89