11:21 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Visar Hoti: Podujeva do të vazhdojë të mbetet bastion i LDK-së

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Visar Hoti, vazhdon të besojë se Podujeva vendi nga vjen do të vazhdojë të mbetet bastion i LDK-së.

Ai ka thënë në një emision televiziv, se ndëshkimi që i kanë bërë qytetarët llapjanë në zgjedhjet e parakohshme lokale, do ta rikthejnë në fitore të madhe të subjektit të tij politik.

“Podujeva ka qenë bastion i LDK-së. Ka qenë dega me numrin më të madh të votave, vlerësoj së përsëri do të mbesim dega e parë me numrin më të madh të votuesve. Mendoj se për LDK- ka qenë një humbje që do të na kthejë në fitore të mëdha”, tha Hoti.

Siç ka thënë Hoti, qytetarët të nesërmen pas votimit të bërë i kanë rënë pishmanë që kanë dhënë votën për Shpejtim Bulliqin e VV-së e që kanë ndëshkuar LDK-në.

“Është e vërtetë se kemi pasur disa probleme, pakënaqësi të elektoratit dhe si pasojë u ndëshkuam me votë. Të jeni të bindur se të hënën kur jemi zgju, të gjithë janë zgjuar me vaj në buzë, sepse kanë ndëshku, kanë qenë pishmanë”, tha Hoti.

Ai ka shprehur bindjen e tij se këtë herë do të marr edhe më shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Pikë së pari konsideroj se gjatë këtij mandati 6 muajsh kemi arritur të bënim një punë të mirë, bashkë me ekipin tim. Konsideroj se kemi mbërritur disa objektiva që i kemi pas. Arritje personale kemi mbërri me e ruajt numrin e votave por vlerësoj se do të kemi numër më të madh të votave ne si LDK e kemi ngritur shtabin dhe kemi filluar takimet e strukturat e nëndegëve. Por po takohemi edhe me elektoratin tonë. Duke pasur parasysh këtë,  numri i votave do të jetë edhe më i lartë”, ka thënë Hoti.

Intervista e tij e plotë: