Visar Hoti prezanton programin për rritje të punësimit
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 89, Visar Hoti përmes një postimi ka prezantuar programin gjithpërfshirës të rritjes së punësimit.
Ky program ka të përfshira disa masa, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
Politikat e punësimit do të përqendrohen në punësimin e të rinjve dhe të grave, në veçanti. Një program gjithëpërfshirës i rritjes së punësimit do të përfshijë, ndër të tjera, këto masa:
1. subvencionimin e pagave për sektorin privat, sipas të cilit ndërmarrjet private do të subvencionohen për punëtoret që i marrin në pune për një periudhë 6-mujore, deri në një vit;
2. punën praktike me pagesë për një vit për të gjithë ata që dalin nga institucionet e larta të arsimit,
3. lirimet tatimore (deri në 5 vjet) për investitorë të mëdhenj për punësimet e një numri më të madh të punëtorëve.
Për të gjitha këto raste do të përcaktohen kriteret dhe legjislacioni përkates, si dhe do të garantohet transparencë e plotë në zbatimin e tyre, në mënyrë që të mos ndërhyhet në tregun e lirë.
#LDK134
#VisarHoti89
