75 Mall Live Search
21:40 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Visar Peja vazhdon jetën me këngët e babait të tij

Këngëtari Ismet Peja ka ndërruar jetë ditë më parë.

Vdekja e tij i ka prekur gjithë ata që kanë dëgjuar e janë rritur me muzikën që ai kultivoi për vite, por, padyshim, janë familja ata që e kanë përjetuari më së rëndi këtë humbje, shkruan Indeksonline.

Së fundi, djali i këngëtarit, Visari, në Facebook ka hedhur një fotografi ku shihet se pozoi i qeshur pranë portretit të të atit të tij, që shihet duke kënduar në televizor.

Edhe kësaj radhe, Visari mori komente përkrahëse.