11:44 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Visar Ymeri bashkë me gruan e tij voton (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri bashkë me bashkëshortën e tij, tashmë kanë votuar në një nga qendrat e votimit në kryeqytet.

Visari Ymeri me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kryeqytetit që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.

“Sapo isha në vendvotim e ushtrova drejtim time si qytetarë. I ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kryeqytetit sa më masovikisht dalin në zgjedhje. Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve dhe pushtetit lokal, të bashkohen qytetarët nëpër komuna, në këtë komuna e Prishtinës që të vazhdoj të mirëqeveriset dhe të rritet si qytet i qytetarëve, hapësira për ta do të jetë e padiskutueshme dhe e domosdoshme për jetën e tyre. Qytetarët të dalin të votojnë” ka thënë Ymeri./Indeksonline/