Visar Ymeri flet për 300 mijë eurot e ndara për anëtarët e ekipit negociator
Nënkryetari i Partisë Socialdemokratike si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës , Visar Ymeri ka folur sot në një konferëncë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth zhveshjes së përjgegjsisë për ekipin negociator të cilin e udhheqi Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.
AI ka thënë se Kuvendi nuk mund ta drejtoj dialogun Kosovë –Serbi, po kjo duhet të bëhet nga kryeministri ose presidenti.
“Sot edhe gjykata kushtetuese e tha se dialogun nuk mund ta drejtoj Kuvendi po duhet ta drejtoj presidenti ose kryeministri i vendit”, tha ai në konferencë.
Ai gjithashtu tha se PSD do të të kërkoje që dialogu të vendoset në mënyre demokratike.
“PDS duke pushuar një kohë së shërbyeri do te kërkoj qe dialogu te vendoset ne mënyre demokratike. Ligji dhe rezoluta janë nga kuvendi i Kosovës, shpallja e ligjit antikushtetues ka gabuar ne delegacionin shtetëror:, u shpreh ai
Ai gjithashtu ka folut per 300 mijë eurot e ndara nga Qeveria për anëtaret e ekipit negociator, ku ka thënë se ato janë ndarë nga qeveria dhe menaxhohen po ashtu nga qeveria.
“Secili subjekt e bart përgjegjësinë mbi veprimet e veta si PSD dhe subjektet e tjera”, u shpreh ai
“Mjetet janë te ndara nga qeveria e Kosovës, delegacioni shpenzimet i ka pas vetëm për kohen sa është miratuar platforma edhe për qëllime politike, ku votuam te gjithë platforma është mbajt udhërrëfyes i rëndësishëm për dialogun me Serbinë:, tha ai
“300 mijë euro kane qene te dedikuara për shpenzimet e delegacionit shtetëror. Janë ndare nga qeveria dhe menaxhohen nga qeveria.” tha për fund Ymeri./Indeksonline/