22:22 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Visar Ymeri kërkon që Kurti të heqë dorë nga kandidatura për kryetar

Ish-kryetari i VV’së Visar Ymeri ka kërkuar që Albin Kurti të heq dorë nga kandidatura për të parin e VV’së.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të VV-së, Kurti tha se secili anëtar duhet t’i ketë përpara interesat e partisë para interesave personale.

“Mendoj se secili duhet të heq dorë nga vetja për të mirën e organizatës dhe mendoj se kjo do të kishte me qenë zgjidhja për organizatën”, tha Ymeri.

Përçarjet e mëdha brenda Vetëvendosjes janë manifestuar me një numër të madh dorëheqjesh, përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm, Dardan Molliqajn.

Ndërkohë, Albin Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të VV’së në zgjedhjet partiake që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

Është raportuar se ishte kandidimi i Kurit për kryetar partie nga i cili nisën përçarjet./Indeksonline/