15:20 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Visar Ymeri: Klani i Isa Mustafës pësuan debakël

Kryetarii i LVV-së, Visar Ymeri ka komentuar fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Ymeri ka thënë se klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël, transmeton Indeksonline.

“U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve.

Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në.

Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë.”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël.

U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve.

Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në.

Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë.

Por u përmbysën vet.

U poshtëruan. Dhe nuk do të ngriten kurrë.

Tash e tutje vetëm në panikë do të mbesin.

Ju ka ardhur fundi.

Urime Prishtinë!

Urime Prizren!

Urime Shpend!

Urime Mytaher!