75 Mall Live Search
18:50 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / OSH

Visar Ymeri për VV-në: 50% është përgjegjësi e madhe

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit i është drejtuar ish-partisë me disa fjalë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se fitorja e VV-së me 50% është një përgjegjësi e madhe.

“VV ka shansin ta drejtojë vendin drejt transformimit ekonomik e shoqëror. Pa nevojë kompromisi programor”, shkroi ai./IndeksOnline/