75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Visar Ymeri pritet në Odën e Jasharajve (Foto)

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, është pritur në kullën e Jasharajve, nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari.

Në odën e familjes Jashari, Ymeri u pa në vizitë i shoqëruar nga deputetë të subjektit të tij partiak, njofton Klan Kosova.

Kjo vizitë e tyre po bëhet në nder të festave të 28 nëntorit.