Vit i ëmbël/ VIP-at shqiptarë që u bënë prindër në 2024-ën
Viti 2024 për disa nga fytyrat publike do të jetë vit I paharruar.
Kjo për shkak se disa kanë marrë epitetin prindër për herë të parë e të tjerë për të disatën herë, shkruan Indeksonline.
Alban Mehmeti dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Svirca janë bërë prindër për herë të tretë. Çifti u bekuan me një vajzë të cilën e quajtën me emrin Andrra.
Reperi Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti pagëzuan vajzën me emrin Nea.
Këtë vit, edhe Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u bën prindër për herë të parë. Çifti sollën në jetë Luna Mari.
Edhe opinionistja Olta Gixhari këtë vit është bërë nënë për herë të dytë. Ajo pagëzoi djalin me emrin Zeo.
Reperi Buta u bë baba në këtë vit. Ai është bërë babai i një vajze, të quajtur Irina./Indeksonline/