75 Mall Live Search
13:22 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Vit i ndryshimeve për Donika Kadaj-Bujupi, gjithçka po fillon nga flokët

Donika Kadaj-Bujupi e ka filluar furishëm vitin 2021. Deputetja e Republikës së Kosovës ka disa ditë që po vazhdon aktivitetet sportive në bjeshkët e Kosovës.

E palodhshme dhe energjike, deputetja nga Istogu sot duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim edhe në dukje.

Gjithçka po fillon nga flokët e saj kaqurrele, që duket se i kanë “minutat e numëruara”.

Kadaj-Bujupi ka shprehur haptazi pakënaqësinë edhe në partinë politike të saj dhe se një ndryshim i madh nga ajo po ashtu mund të ndodhë edhe në këtë fushë./Indeksonline/