Vitali Klitschko kërkon ndihmën ndërkombëtare: Rusia po përgatitet për luftë, mos na lini vetëm

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëron pushtimin rus të Ukrainës. Klitschko ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare duke thënë se Ukraina është pjesë e Evropës.
“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe tani jam gati të luftoj për atdheun. Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës. Na duhet mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake. Ne jemi një vend evropian, i cili ka nevojë për mbështetjen evropiane më shumë se kurrë” ka thënë Klitschko.
Sipas njoftimeve të fundit të NATO-s, Rusia mban midis 75,000 dhe 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën./Indeksonline/