20:31 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vitamina B12 dhe rreziku që sjell mungesa e saj tek personat me Covid-19

-Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitaminën B12. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm në këtë kohë pandemie është problem sepse rrit rrezikun e vdekshmërisë nga COVID-19 tek njerëzit dhe veçanërisht në moshën e tretë.

Mungesë e vitaminës B12 mund të mos diagnostikohet siç duhet në disa raste, megjithatë pasojat e një gjëje të tillë mund të jenë fatale për dikë të prekur nga koronavirusi.

Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës B12 mund të nënshtrojnë sistemin imunitar dhe të pengojnë aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa ndaj infeksioneve virale. Mangësi të rënda të vitaminës B12 madje mund të shkaktojnë hiperomocisteinemi, një gjendje që mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut në tru, mushkëri dhe këmbë.

Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit .Perthithjen më të mirë e ka Vitamina B12 sublinguale.

Por përveç suplementëve që shiten në farmaci, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.