Vitamina C dhe zinku janë antioksidues të fuqishëm
Antioksiduesit janë komponime që zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup.
Radikalet e lira rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 dhe llojeve të ndryshme të kancerit.
Studime të shumta kanë treguar se rritja e konsumimit të antioksiduesve përmirësojnë shëndetin tuaj dhe shtojnë jetëgjatësinë.
Megjithatë, kur është fjala për efikasitetin e antioksiduesve, është e rëndësishme të theksojmë dy që janë shumë më efektivë: zinku dhe vitamina C, transmeton KosovaPress.
Zinku
Zinku është mineral esencial. Kjo do të thotë që trupi ka nevoja për zink në sasi shumë të vogla, por gjithashtu është kritik për shëndetin e mirë. Ai ka përfitime të mrekullueshme për shëndetin e gjithë organizmit:
-është thelbësor për zhvillimin e qetë të fetusit
-ka një veti të fuqishme antioksiduese
-ka një efekt të fuqishëm antiinflamator
-forcon sistemin imunitar
-mbron shëndetin e syve dhe lëkurës
-ruan punën e qelizave nervore
-përshpejton shërimin e plagëve
-ngadalëson procesin e plakjes
Disa nga burimet e mira të zinkut janë mishi i lopës, mishi i pulës, spinaqi, arrat dhe çokolata.
Vitamina C
Vitamina C është e rëndësishme për pothuajse çdo funksion të trupit. Një nga antioksiduesit më të fuqishëm, forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh. Vitamina C për shëndetin ndikon pozitivisht në disa mënyra të ndryshme:
-zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
-rregullon nivelin e presionit të gjakut
-zvogëlon rrezikun e kancerit dhe osteoartritit
Pothuajse të gjitha llojet e frutave dhe perimeve përmbajnë vitaminë C.