09:05 / E Premte, 13 Korrik 2018 / k.v

Vitamina D nuk ofron mbrojtje kundër Alzheimer

Nuk ka prova të forta që vitamina D mbron kundër sëmundjes Alzheimerit, Parkinsonit, sklerozës së shumëfishtë dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.

Trupat tanë e fitojnë vitaminën D kur lëkura jonë ndërvepron me rrezet ultraviolet por vitamina gjithashtu është e pranishme në ushqime dhe shtesa të caktuara.

Ndërkaq, konkluzioni I mësipërm rreth ndërlidhjes së vitaminës D me sëmundje neurodegjenerative erdhi nga disa hulumtues në Australi, pas kryerjes së një rishikimi sistematik dhe analizës së më shumë se 70 studimeve klinike dhe para-klinike, transmeton Indeksonline.

Ata raportuan gjetjet e tyre në një dokument të botuar në ”Nutritional Neuroscience”.

Autori i studimit, të kryesuar Krystal Iacopetta, një kandidat i doktoraturës në Universitetin e Adelaide-s, thotë: “Studimet e kaluara kanë gjetur se pacientët me sëmundje neurodegjenerative kanë tendencë të kenë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me anëtarët e shëndetshëm të popullsisë”.

Por ajo që nuk ishte e qartë nga këto, ajo dhe kolegët e saj theksojnë, është nëse niveli i ulët i vitaminës D në organizëm kontribuon në sëmundje neurodegjenerative.

Megjithatë, ata nuk gjetën dëshmi të forta të një roli “neuroproteknik” për vitaminën D, prandaj nuk përjashtuan mundësinë që “vitamina e diellit” mund të jetë shenjë e një faktori tjetër mbrojtës.

Ata shtojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të identifikuar një mekanizëm përmes të cilit ekspozimi ultravioletë mund të ketë këtë efekt./Indeksonline/