75 Mall Live Search
12:21 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vitamina D përmirëson aftësitë sportive

Vitamina e Diellit ose D është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe të trurit, por kërkimet e reja sugjerojnë se gjithashtu mund të bëjë mushkëritë dhe zemrën edhe më të efektshme.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën Europiane të Kardiologjisë njerëzit me nivele më të larta të vitaminës D kanë tendencë të jenë fizikisht më të fuqishëm, sidomos në performancën e tyre në palestër.

Njerëzit me aftësi më të lartë kardio dhe frymëmarrje mund të ushtrohen më gjatë dhe më shumë, dhe gjithashtu kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe jetë më të shëndetshme.

Studiuesit krahasuan nivelet e vitaminës D tek 2 000 persona të moshave 20 deri 49 vjeç, të cilët morën pjesë në një studim mbarëkombëtar nga 2001 deri në 2004.

Ata gjetën se njerëzit gjatë muajve me diell kishin një performancë më të mirë se në muajt kur dielli ishte i pakët.

Kjo sugjeron se ekziston një lidhje e fortë e forcës dhe vitaminës D dhe është veçanërisht sduese në vendet e ftohta ku Dielli del në sasi të vogla.

Shumë njerëz marrin vitaminë D të mjaftueshme përmes ekspozimit të Diellit dhe një dietë të shëndetshme. Por nëse jeni i shqetësuar për nivelin tuaj, bëni një test dhe merrni shtesa të saj nëse është e nevojshme.