12:09 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vitaminat, që parandalojnë viruset në dimër

Viruset e dimrit kanë filluar, megjithatë, ekzistojnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur veten dhe sigurisht që një dietë e ekuilibruar mirë është një prej tyre.

Shumë studime kanë treguar që një dietë e pasur me vitamina është një nga shtyllat më të rëndësishme për forcimin e mbrojtjes imune.

Disa vitamina mund të jenë një mburojë e fortë kundër viruseve dhe sëmundjeve të tjera të dimrit. Sipas studimit, vitaminat C, A dhe E si edhe acidi folik janë mbrojtës të trupit tonë që parandalojnë hyrjen e viruseve patogjenë.

Vitamina A

Do të gjeni mjaft vitaminë A në bulmet, mish, vezë dhe peshk. Kjo vitaminë kontribuon në gjendjen e mirë të epitelit. Këto janë indet që mbulojnë lëkurën dhe mukozën, të cilat duhet të jenë në gjendje të mirë për të parandaluar hyrjen e viruseve.

Vitamina C

Vitamina C konsiderohet kujdestare e trupit tonë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes. Për të përmbushur nevojat tuaja të përditshme ju mund të konsumoni portokalli ose kivi dhe piper. Marrja e vitaminës C rrit mbrojtjen, kontribuon në shërimin e plagëve dhe mbron nga infeksionet.

Acidi folik

Perimet me gjethe jeshile, agrumet dhe drithërat. Studimet kanë treguar se mungesa e tyre ul zhvillimin e leukociteve të nevojshme për mbrojtjen e trupit. Acidi folik është një kompleks i vitaminës B që konsiderohet thelbësor sepse kontribuon në zhvillimin e qetë neurologjik të fetusit, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe rregullimin e homocisteinës, një aminoacid që është shumë estrogjenik.

Vitamina E

Rëndësia e vitaminës E ka të bëjë me aktivitetin e saj antioksidant, i cili mirëmban membranat e qelizave të mira. Për të marrë mjaftueshëm vitaminë E ju mund të konsumoni bajame, arra pishe, arra, rrepka. Sidoqoftë, burimi më i mirë i konsumit është vaji ulliri ekstra i virgjër, 3-4 lugë çdo ditë.