Vitet ikin – klasi mbetet, dy gola nga Enis Fetahu
Ka filluar Liga e Veteranëve në Kosovë. Një nga ndeshjet që mori vëmendje të madhe ishte ajo mes Llapit dhe Kosovës së Prishtinës, ku fitues dolën këta të fundit me rezultat 4-7.
Ai që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte, sulmuesi legjendar, Enis Fetahu. Ai arriti të shënoi dy gola duke dëshmuar që ende posedon klasin që e kishte gjatë gjithë karrierës së tij.
I njohur me nofkën “Mister Goli”, përveç në Kosovë, ai ka luajtur edhe në Kroaci.
Ka vite që është pensionuar por Fetahu po dëshmon që nuhatës i mirë i golit./Indeksonline