12:31 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vitet ikin, klasi mbetet, Fernando Torres ai i dikurshmi

Fernando Torres po e dëshmon klasin e tij, pavarësisht 34 viteve që ka mbi supe. Sulmuesi spanjoll po vazhdon me gola në futbollin japonez.

Torres ka shënuar sot gol në fitoren e Sagan Tosus ndaj Yokohama Marinos.

Ishte minuta e 78 e ndeshjes kur El Ninho në stilin e tij të njohur arriti të gjejë golin me një goditje të bukur./Indeksonline/