17:04 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020

Vitet kalojnë, Alberie Hadergjonaj nuk humb aspak nga shkëlqimi i saj!

Alberie Hadergjonaj është një këngëtare dhe autore e shumë këngëve të njohura ndër vite.

Ajo muzikën e ka filluar shumë heret, në dhjetor të vitit 1995, ku morri pjesë në Festivalin e 34-të të këngës në RTSh, me këngën “Pse Vonon Dashuri”, shkruan Indeksonline.

Më pas ajo ndër vite ka sjellë shumë këngë të bukura, duke bërë për vete një numër të madh fansash.

Alberia përpos muzikës, vëmendje të madhe ka marrë dhe vazhdon të marrë edhe për shkak të dukjes së saj, bukurisë dhe formave të saj trupore që vazhdojnë të jenë në formën më të mirë.

44-vjeçarja nuk i ka problem vitet, pasi nëpër paraqitjet e saj ajo vazhdon ta dëshmoj se mbetet një super femër. /Indeksonline/