75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 09 Shtator 2025 / L A

Vitet kalojnë por Gatusso mbetet i njëjti, përplaset me lojtarin izraelit

Italia mbrëmë ka fituar ndeshjen ndaj Izraelit në minutat e fundit.

Ndeshja u mbyll me rezultat 4-5 në Debrecen të Hungarisë, në një ndeshje tejet dramatike.

Mirëpo kjo ndeshje nuk kaloi pa incidente, pasi që trajneri i “Azzurëve”, Gennaro Gattuso u përplas me lojtarin e Izraelit, Dor Turgeman.

Madje “Rino”, kishte ofenduar izraelitin duke thënë që të mbyllte gojën, gjë që bëri të reagonte edhe mesfushorin, Nicolo Barella.

Italia, mbetet në pozitën e 2-të në tabelë, ku ka gjithsej 9 pikë aq sa Izraeli në pozitën e 3-të./IndeksOnline/