75 Mall Live Search
15:57 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vitet vetëm sa e kanë zbukuruar Bebe Rexhën

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka depërtuar furishëm në skenën muzikore shqiptare falë talentit të saj në muzikë, shkruan Indeksonline.

Ajo kohëve të fundit është përfolur edhe për peshën e saj, e që është kritikuar për kilet e tepërta.

Me sa duket kjo ka ndikuar tek këngëtarja pasi ajo tashmë është rikthyer në top formë.

Madje para pak kohësh ajo kishte deklaruar se po ndihet edhe më seksi tashmë kur po mbushë 30 vjet.

Së fundmi ajo ka dëshmuar se vitet janë vetëm numra për Beben e cila ka shfaqur një pamje shkëlqyese në paraqitjen e fundit. /Indeksonline/