Viti 2017, ishte viti më i pikëlluar për njerëzit
Viti i kaluar ishte viti më i pikëlluar për njerëzit në mbarë botën në më shumë se 1 dekadë, sipas një sondazhi të ri.
Më shumë njerëz kanë raportuar ndjenjën e stresit, shqetësimit, ankthit dhe dhimbjes fizike në vitin 2017, sesa viteve më parë, ka thënë raporti vjetor i Gallup.
Hulumtuesit thonë se kjo do të thotë se gjendja globale është në kulmin e saj që nga sondazhi i parë i tillë i kryer në vitin 2006.
Republika Popullore e Afrikës Qendrore, e goditur nga dhuna, u emërua vendi me përvojat më negative, ndërsa Paraguai mori kurorën si kombi me përvojat më pozitive.
Gallup anketoi më shumë se 154 mijë njerëz në 146 vende nëse ata kishin ndjerë dhimbje, shqetësim, stres, zemërim apo trishtim një ditë më parë.
Sondazhet gjeten se afër katër nga 10 veta kanë thënë se kanë përjetuar stres apo shqetësim një ditë para sondazhit.
Një në pesë vetë raportuar se kanë ndier zemërim ose trishtim ditën e kaluar, dhe rreth një e treta thanë se po përjetonin dhimbje fizike./Indeksonline/