18:27 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Viti 2018 “Black Friday” për shumë yje të futbollit

Për atë që njihet si Black Friday e futbollit, ka nisur numërimi mbrapsht me afatin prej 38 ditësh deri në momentin kur një grup lojtarësh kontratat respektive të të cilëve skadojnë në 30 qershor të 2018, të jenë të lirë të hyjnë në bisedime më klube të ndryshme. Fazë e miratuar nga FIFA, që eviton kështu konfliktet që mund të kirjoheshin me klubet ku aktualisht këta lojtarë angazhohen.

Bëhet fjalë për lojtarë të kalibrit të lartë dhe jo emra rastësorë që gjenden në këtë situatë. Kështu janë të shumtë yjet që mund të nisin negociatat. Kjo vlen për Iker Casillas portierin 36 vjeçar të Portos, sikundër dhe Gigi Buffon por ky i fundit ka deklaruar se këtë vit do të varë këpucët në gozhdë ndaj bën përjashtim, ndryshe nga 23-vjeçari Kepa portieri i Atletic Bilbaos dhe Pepe Reina i Napolit. Kuarteti i mbrojtjtes do të mund të konkuronte në çdo ekip të nivelit të parë, me veteranët Chiellini dhe Miranda që bashkë me holandezin Daley Blind të Manchester United në të majtë dhe Juanfran Torres në të djathtë krijojnë një mbrojtje me eksperiencë me dy korsi që mund të ndihmojnë edhe sulmin. Nuk përjashtohet as 25-vjeçari Stefan de Vrij i Lazios që gjithashtu ka një kontratë në skadencë në 2018. Mesfusha gjithashtu rezervon opsione fantastike, si në rastin e gjermanit Leon Goretzka që synon Barcelonën, duke vendosur të mos rinovojë për Schalke 04. Në lojë hyn gjithashtu edhe emri i Ander Herrera, me një vlerë tregu që kap shifrën e 30 milionë eurove.

Emre Can i Liverpoolit i shton kualitetin opsioneve të mesfushës duke i premtuar siguri çdo ekipi që interesohet për ta. Emra akoma më premtues me kontratë në skadencë premton reparti i sulmit. Tre yje të futbollit Botëror që do të ishin titullarë absolut në çdo ekip ku do të shkelnin. Flasim për talentin gjerman Mesut Ozil, shokun e tij të skuadrës tek Arsenali Alexis Sanchez për të konkluduar me gjigandin suedez Zlatan Ibrahimovic. Jo të vetëm në këtë fushatë por më tërënsishmit, mbetet për tu parë se çfarë rezervon janari për ta.