75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Viti 2018, më i ngrohtë në histori

Viti 2018 ishte më i nxehti në 252 vitet regjistruara në Austri, sipas Institutit Meteorologjik Austriak (ZAMG).

Në vlerësimin paraprak të klimës, temperatura në vitin 2018 ishte 1,8 % më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare.

Para këtij viti, 2014 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ku temperatura ishte 1,7% më e lartë se mesatarja.

Sipas ZAMG-së, viti 2018 konfirmoi prirjen drejt një klime gjithnjë e më të nxehtë.

Nga 20 vitet më të nxehta të historisë së regjistruar, 14 ishin në vitet 2000.