21:41 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e flamurit amerikan”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një bisedë me Drejtorin e agjencionit federal amerikan, Jonathan Nash lidhur me atë se Kosova është kualifikuar të marrë dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike, sidomos në sektorin e energjisë.

Haradinaj ka thënë se viti 2018 po kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës së bekuar të Kosovës me ShBA-në, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sapo me telefonoi Drejtori Ekzekutiv iagjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC),Jonathan Nash, për të më kumtuar lajmin e jashtëzakonshëm se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo,ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt. Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë.

Ky grant është mbi grantin tashmë të nënshkruar prej 49 milionë dollarësh të Marrëveshjes së mëhershme të Pragut. E falënderova z. Nash për këtë lajm madhor dhe dërgova përmes tij mirënjohjen dhe urimet më të mira për Sekretarin e Shtetit Pompeo, anëtarët tjerë të Bordit, dhe posaçërisht miqtë në Kongres, përfshi Eliot Engel, që kanë ndihmuar këto vite në komunikim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuartë Kosovës me ShBA. Urime!./Indeksonline/