Viti 2018 shënoi rënie drastike të lindshmërisë në Kosovë
Në Kosovë gjatë vitit 2018 ka pasur rënie të lindshmërisë krahasuar me vitin 2017 dhe 2016.
Sipas statistikave në aplikacioni “Open Data” në vitin 2018 kanë ndodhur 10 mijë e 171 lindje, shkruan Indeksonline.
Ndërsa në vitin 2017, kanë ndodhur 18 mijë e 903 lindje, që i bije 8 mijë e 732 lindje më pak që nëse e kthejmë në përqindje I bie 46.2% rënie.
Në të dy vitet ka pasur më shumë meshkuj të lindur se sa femra.
Gjatë 2018-ës, 5351 meshkuj kanë lindur dhe 4 mijë e 820 femra, kurse para dy viteve, 12 mijë e 168 meshkuj të lindur dhe 6 mijë e 735 femra.
Situata afërsisht e njëjtë si në viti 2018, ishte edhe ajo në 2016. Në Kosovë ndodhën 10 mijë e 274 lindje, ku 5 mijë e 310 ishin meshkuj dhe 4 mijë e 964 femra.
Kjo rënie e lindshmërisë në Kosovë po ndodhe në shtetet ballkanike. Në Serbi është rritur frika që në 20 vitet e ardhshme do të ketë rënie drastike të popullsisë.
Po ashtu edhe në Shqipëri ka pasur rënie të lindshmërisë në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut./Indeksonline/


