75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Viti 2019 ‘i mallkuar’ për Real Madrid, lëndohet ylli i skuadrës

Real Madrid e ka filluar vitin 2019 në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në dy ndeshjet e para në këtë vit, Real Madrid një e ka humbur dhe një ka barazuar, transmeton Indeksonline.

Por nuk mjaftojnë këto. Kampionët e Evropës kanë marrë edhe një lajm tjetër të hidhur.

Mesfushori i skuadrës, Toni Kroos është lënduar dhe pritet të mungoj dy deri në tre javë, raporton ‘AS’.

Kroos është nga lojtarët më të mirë të Real Madrid në këtë sezon dëshpërues dhe sigurisht mungesa e tij do të vërehet.

‘Los Blancos’ për momentin gjendën në vendin e pestë me 10 pikë më pak se rivali i tyre, njëkohësisht vendi i parë në La Liga, Barcelona./Indeksonline/