Viti 2020, Jetmir Topalli mbulohet nga ‘lloqi’ në stadiumin e Flamurtarit

Sot është zhvilluar ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Ballkanit, në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit në fund arritën të dalin triumfues me rezultat 2:1, kështu duke ia shkaktuar Ballkanit humbjen e parë në stinorin pranveror dhe të katërtën gjatë këtij edicioni, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo tereni në të cilën u zhvilluar kjo ndeshje lë shumë për të dëshirur.
Reshjet e dendura të shiut, kishin bërë që fusha të dëmtohet në një masë të madhe, gjë që ia pamundësoi edhe lojtarëve të tregojnë aftësitë e tyre.

Në një moment shihet edhe sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalli i cili është mbuluar me lloq pas një dueli me lojtarin kundërshtar./IndeksOnline/