75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Viti 2020 ringjall shpresat për liberalizimin e vizave

Ndonëse gjasat janë minimale që heqja e vizave për Kosovën të jetë pjesë e agjendës së takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në mars, përsëri 2020-a mund të jetë vit i liberalizimit për kosovarët.

Shpresat për këtë proces ringjallen nga fakti se Kroacia dhe Gjermania, dy shtete mike të Kosovës, do të udhëheqin me Presidencën e BE-së këtë vit, shkruan sot gazeta Zëri.

Edhe pse qe një dekadë liderë vendorë e ndërkombëtarë e kanë premtuar heqjen e vizave Kosova vazhdon edhe më tej të jetë e izoluar nga shtetet e tjera të BE-së. Ndonëse viti 2019 ishte konsideruar se do të ishte vit i liberalizimit gjasat janë minimale që Kosova edhe gjatë vitit 2020 të fitojë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen.

Këshilli i BE-së, përgjegjës për liberalizimin e vizave për Kosovën, respektivisht Këshilli për Punë të Brendshme, do të takohet në formatin formal vendimmarrës katër herë gjatë këtij viti.