75 Mall Live Search
11:58 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Viti 2023 mbyllet me dy ndeshje interesante nga Premierliga

Edhe pse është nata e fundit e vitit të ri, në Premierligë nuk do të ketë pushim.

Dy ndeshje mjaft interesante do të jenë në program sot duke filluar nga ora 15:00.

Arsenali do të ndeshet në udhëtim me Fulhamin. Aktualisht, “Topcinjtë” gjenden në vendin e katërt me 40 pikë, dy më pak se Aston Villa dhe Liverpool që i prijnë renditjes tabelare.

Në anën tjetër, Fulham është në pozitën e 14-të me 21 pikë të grumbulluara.

Sot nga ora 15:00 luan poashtu edhe Tottenhami që e pret në shtëpi Bournemouthin.

Tottenham gjendet në pozitën e pestë me 36 pikë, kurse Bournemouth është i 12-ti me 25 sosh.