Viti: Arrestohen dy persona të dyshuar për shkaktim të zjarrit, dogjën 7 hektarë tokë

Njësiti i Hetimeve nga Stacionit Policor në Viti, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 10.07.2025 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar
Arrestimi i të dyshuarve është bëtë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë (7) hektarë tokë të mbjellë me grurë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë qytetaret të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm pasi që ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve./Indeksonline/