75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / OSH

Viti: Gruaja kanoset nga burri në burg bashkë me kunatin që ndodhet jashtë shtetit

Një grua në Viti ka njoftuar policinë se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i cili gjendet në vuajtje të dënimit, dhe kunati i saj i cili gjendet jashtë shtetit.

Policia bën me dije përmes raportit se në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

“DHUNË FAMILJARE / KANOSJE /Viti, 22.03.2022-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit  është kanosë nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit dhe kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë Kosovës.  Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”.