16:57 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Viti i dasmave të estradës! Detaje dhe imazhe nga çiftet që i dhanë fund beqarisë

Ky vit lirisht mund të quhet si viti i dasmave të estradës. Pasi që jo pak figura të famshme të vendit i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë më partnerët e tyre. E duke qenë se gëzojnë autoritet tek audienca, dita më e rëndësishme e tyre bëri bujë medatike, shkruan Indeksonline.

Karvanin e dasmave e nisi këngëtarja dhe moderatorja, Orinda Huta e cila më 27 korrik pas një lidhje dhe bashkëjetesë disavjeçare, kurorëzoi dashurinë me këngëtarin dhe prezantuesin, Turjan Hyska. Çifti bëri një dasmë madhështore, duke u përkujdesur deri në detajin më të vogël. Ndërsa Orinda më të vërtetë atë natë ngjau në një princeshë.

Një çift tjetër më se i dashuruar që kurorëzuan dashurinë në këtë vit janë edhe Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku. Çifti dasmën e bëri më 1 shtator ndërsa, ceremonia madhështore u zhvillua në Pallatin e Brigadave, dikur Pallati Mbretëror i Leka Zogut. Kjo dasmë përveç organizimit glamuroz pati edhe një tjetër të veçantë, pasi që të dy në këtë natë promovuan këngë kushtuar njëri-tjetrit.

Një dasmë më se e përfolur ishte ajo e reperit kosovar, Getoar Selimit dhe moderatores shqiptare Marina Vjollca. Çifti në mesin e 400 të ftuarve, shumica nga ta fytyra publike vendosën që në plazhin e Durrësit përmes një ceremonie ta bëjnë dasmën e tyre dhe t’i ndërrojnë unazat. Ata zgjodhën datën 10 shtator për ta kurorëzuar dashurinë e tyre.

Pa dasmë të madhe, madje larg syrit mediatik këtë vit gjegjësisht më datë 30 shtator  u martua edhe stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti.

Ai dhe Edita Ramadani kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë tejet private, të mbajtur në Las Vegas. Ndërsa çifti janë në pritje të femijës së tyre të parë.

Dasma që mblodhi më së shumti të famshëm e fytyra publike ishte ajo e prezantuesit kosovar, Labinot Gashi me Qëndresën. Ai zgjodhi datën 15 tetor, ditën e ditëlindjes së tij që ta bëj edhe ceremoninë e fundit të beqarisë. Ndërsa ajo që befasoi dhe do të mbahet mend gjatë nga kjo dasmë është marrja e nuses me tren.

E dasma e fundit për këtë vit ishte ajo e këtij muaji. Moderatorja dhe Modelja Hana Shehu më datë 11 nëntor erdhi në kryeqytet nga Amerika bashkë me të fejuarin e saj, Shkumbin Nokën për ta mbajtur dasmën e tyre. Çifti ceremoninë e mbajti mes miqsh e figurash të shquara shqiptare, në mesin e tyre kryeministri Ramush Haradinaj e presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Nga kjo dasmë do ta mbajnë mend vet nusen, Hanën e cila deri më tani mban primatin e nuses më të bukur të vitit./Indeksonline/