75 Mall Live Search
17:59 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Viti i hiteve, Bardhi bashkon forcat me Ermalin për këngën e re!

Vitin 2022 për reperin Bardhi ka nisur me plotë risi.

Siç kishte raportuar Indeksonline, ai ka gati këngën në bashkëpunim me Azet, si dhe me Elvanën ft Dj Gimi-O.

Por, risitë nuk ndalen me kaq.

Burime të Indeksonline mësojnë se reperi është duke bërë gati edhe një tjetër bashkëpunim, ku kësaj radhe ka bashkuar forcat me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Siç duket Bardhit po i pëlqen fryma e bashkëpunimeve me këngëtar/e të tjerë, e padyshim që të gjitha po shndërrohen në hite për një kohë të shkurtër./Indeksonline/