Viti i ri, Milan i vjetër, i frikshëm dhe me fitore

Milani e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023.
Rosonerët kanë mposhtur Salenitarën si mysafir me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 16-të të Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Rafael Leao në minutën e 10-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Sandro Tonali në minutën e 15-të pas një asistimi të Diazit.
Pjesa e dytë ishte më e dobët nga loja e skuadrës së Piolit, ku shënuan vetëm një gol që më pas u anulua nga VAR-i.
Golin e vetëm për Salenitaren e shënoi Bonazzoli në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se Napoli që sonte luan me Interin. /IndeksOnline/