75 Mall Live Search
19:13 / E Premte, 12 Janar 2024 / MSH

Viti nisi mbarë për Kosovën, Haradinaj-Stublla: Uroj të vazhdojë forcimi i Kosovës!

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se viti 2024 ka nisur me lajme fantastike për Kosovën.

Duke përmendur liberalizimin e vizave, njohjen e pasaportave nga vendet që nuk e njohin pavarësinë dhe rikthimin e Kosovës në “Defender Europe”, ajo uron që viti të vazhdojë të jetë i këtillë.

“Lajme fantastike për Kosovën këtë fillimvit!

liberalizimi me BE;

njohja e pasaportës së Kosovës nga Spanja e vendet tjera mosnjohëse të BE-së;

aprovimi i kërkesës së Kosovës nga Departamenti Amerikan i Shtetit për blerjen e sistemit të raketave anti-tank Javelin;

rikthimi i Kosovës (FSK-së) në Defender Europe 2025;

hapja e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë (Vatikan)…

Uroj të vazhdojë ky vit të jetë vit i forcimit të Kosovës për së brendshmi e së jashtmi, bashkë me aleatët e rinj e të vjetër, duke dhënë mesazhe të tilla të fuqishme gjeopolitike për destabilizuesit e Ballkanit!” ka shkruar ajo në facebook.