75 Mall Live Search
08:46 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Viti, një person i armatosur hyn në zyrën e drejtorit të një shkolle

Policia e Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar drejtori i një shkolle në Viti.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 15:15.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari cili me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës mashkull kosovar. Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Foto ilustrim/