Viti ri vjen para kohe për Manchesterin, merr dhuratë të bukur nga Bornemouthi

Bornemouthi i ka bërë një nder të madh Manchester United në luftën për të siguruar një vend në top katërshe.
Skuadra që rrezikon të bie nga Premierliga e ka mposhtur Leicesterin me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së 35-të, shkruan Indeksonline.
Vardy fillimisht shënoi për Leicesterin në minutën e 23-të duke e bërë të duket se “dhelprat” do ta kenë të lehtë.
Po në pjesën e dytë, Bornemouth shënoi katër gola për të marrë tri pikë të arta.
Stanislas (65′), Solanke (67′ dhe 87′) dhe një autogol i Evans (83′) i sollën fitoren vendasve.
leicester mbetet në vendin e katërt me 59 pikë, një më shumë se Manchester United që është ne vendin e pestë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/