75 Mall Live Search
22:39 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

17 raste të reja me koronavirus, akoma nuk ka kaluar rreziku

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka njoftuar se sot kanë rezutluar 17 raste të reja me covid19, derisa 35 të tjera janë shëruar.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

Akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asessi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.