Vitia: Besia, Rimanishta dhe Sharbani janë hambari i Prishtinës

Rruga kryesore, rrugët e tjera, hapësirat sportive, kanalizimi dhe çerdhet për çdo fshat që ka më shumë se 100 fëmijë janë të domosdoshme.
Këto ishin disa prej çështjeve që u diskutuan në fshatin Besi, në Rimanishtë e Sharban.
Kjo pjesë është hambari i qytetit, kështuqë është obligim yni të sigurojmë subvencione në bujqësi.
I siguroj të gjithë qytetarët që të gjitha investimet janë të analizuara mirë dhe të buxhetuara.
Përulësisht ju falenderoj për mikpritjen e përkrahjen!