16:05 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Vitia dhe Abdixhiku në Aeroportin e Prishtinës, për të pritur kontingjentin e ndihmave nga Turqia

Në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë mbërritur ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumri Abdixhiku si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia dhe Abdixhiku sot po qëndrojnë në aeroport për një arsye të përbashkët, për të pritur kontigjetin e masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion ky i dërguar nga Republika e Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Pas pak pritet që dyshja t’i drejtohen edhe mediave me një deklaratë lidhur me këtë kontingjent ndihmash nga shteti turk./Indeksonline/