Vitia dhe ambasadorja e Luksemburgut diskutojnë për përballimin e situatës me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Në këtë takim është biseduar për situatën lidhur me COVID-19 dhe bashkëpunimin midis Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë në realizimin e projekteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Vitia e ka njoftuar Ambasadoren Gomes me angazhimet e MSh-së për të menaxhuar situatën lidhur me COVID-19, procesin e vaksinimit dhe projektet e përbashkëta.
“Në këtë takim u bisedua për koordinimin e aktiviteteve me qëllim të përballimit të sfidës së pandemisë COVID-19 dhe nevojën e respektimit të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit dhe mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
