75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / A

Vitia drejt dramës së madhe, LDK dhe VV në “luftë” për Komunën!

Në Viti po zhvillohet beteja më e ngushtë e balotazhit. Diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 197 vota, ndërsa 552 vota nga diaspora pritet të numërohen sot, mjaftueshëm për ta përmbysur rezultatin.

LDK me Sokol Halitin ka 8,352 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Arsim Ademi, 8,155 vota, shkruan Indeksonline.

Meqë numri i votave me postë është më i madh se hendeku mes tyre, Vitia mbetet e vetmja komunë ku rezultati mund të ndryshojë plotësisht.

QNR sot nga ora 10:00 nis numërimin e fletëvotimeve të diasporës për raundin e dytë në 18 komuna, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.