75 Mall Live Search
20:27 / E Diele, 18 Prill 2021 / AR

Vitia: E përkrahim gazetarinë e pavarur, thirrja ndaj Prokurorisë s’kishte të bënte me mediat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë, mbajti një konferencë për media, shkruan Indeksonline.

Vitia u shpreh se thirrja e tij drejt Prokurorisë pas publikimit të një lajmi nga një medium online, ishte për personat zyrtarë, por s’kishte të bënte me mediat.

Tutje, ai tha se e përkrah gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme.

“Thirja ime ndaj Prokurorit për persona zyrtar që kanë pasur qasje në informata, ishte dhe është obligim i imi edhe si qytetar për të shpërfaqur një dëm potencialisht me pasoja shumë të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave.

Kjo në asnjë rast nuk ka pasur të bëj me mediat. Liria e shprehjes është liri e garantuar, siç është e garantuar liria e mediave. Këtë të drejtë askush nuk mund ta pengojë dhe cenojë. Ne do të përkrahim gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme”.