19:37 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Vitia falënderon Apostoloven për mbështetjen e BE-së ndaj luftës së COVID19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar, Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen që po jep BE në këtë kohë.

Vitia ndër të tjera ka thënë se vetëm me një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID19, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Vitisë:

Faleminderit Ambasadores Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen e vazhduar që BE po jep në këtë kohë,
për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

“Shoqëria e Kosovës, si shumica e atyre në Evropë dhe në mbarë botën, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore që urgjentisht ka nevojë për një përgjigje të menjëhershme nga të gjitha autoritetet e Kosovës, e bashkërenditur me reagimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të saj. Vetëm me një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19.

E theksoj në veçanti rëndësinë e shtrirjes tek komunitetet më të ndjeshme dhe të izoluara të cilët janë veçanërisht të pafavorizuara sa i përket qasjes në shërbime thelbësore dhe furnizime me gjëra të nevojshme.”