75 Mall Live Search
14:11 / E Hënë, 01 Janar 2024 / S Z

Vitia flet për gjendjen në shëndetësi: Po bëjmë maksimumin, po hyjmë në procesin e reformave, s’ka kthim prapa!

Mungesë e barnave, ikje e personelit shëndetësor, ankesa të shumta të pacientëve, e lista të gjata të pritjes. Këto janë disa nga problemet, të cilat e kanë përcjellë dhe këtë vit shëndetësinë kosovare.

Por ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shprehet  i impresionuar këtë fundvit, me punën që po bëhet në disa klinika të QKUK-së. Ai në një intervistë për “ Indeksonline”,  flet për rezultatet që janë arritur në këtë sektor.

 Megjithëse thotë se është i kënaqur me punën që është bërë nga koha kur ai është ministër, pohon se ka akoma shumë telashe në shëndetësi. Ndërsa thekson se po hyjnë në një proces të reformave dhe se nuk do të ketë kthim mbrapa.

  “Sipas rezultateve që i pam në Kliniken e Kardiologjisë, nuk mund të mos jem i impresionuar. Do të thotë rezultate të jashtëzakonshme.Të gjithë qytetarët tash po i besojnë shumë më shumë këto procedura shërbimeve publike se atyre private. Kjo tregon se edhe numri i pacientëve që vijnë në QKUK për këto shërbime, është rritur jashtëzakonisht shumë, në raport me më herët ku shumica e pacientëve i kanë marrë këto shërbime në klinika private. Nuk mund të mos jem i kënaqur në këtë fundvit ”, tha ai./Indeksonline/